Këngëtarja me famë botërore Tina Turner ka ndarë me të gjithë ndjekësit e saj momentin e ‘Lamtumirës’ së fundit të djalit të saj 59- vjeçar, i cili u nda nga jeta pak javë më parë. Craig vrau veten me 4 Korrik dhe në datën 19 familja e shpërndau hirin e tij. E veshur me të zeza dhe e pikëlluar, Tina i bëri të gjithë pjesë të ditës së saj më të keqe si nënë.
'Momenti im më i trishtuar si nënë. Më 19 korrik i dhashë lamtumirën time të fundit djalit tim Craig Raymond Turner. U mblodha me familjen dhe miqtë për të shpërndarë hirin e tij në brigjet e Kalifornisë. Ai ishte 59 vjeç kur u nda nga jeta, por gjithmonë do të jetë fëmija im'- shkruan Tina Turner në statusin e saj.
Postimi i Tina Turner në Instagram