Tinguj e Bethoven, çel ciklin
koncertal “Suona Italino” në Tiranë

Tinguj e Bethoven, çel ciklin<br />koncertal “Suona Italino” në Tiranë
TIRANE- Tingujt e Bethoven kanë çelur ciklin i parë të “Suono Italiano” mbrëmjen e kësaj të shtune në Universitetin e Arteve. Janë dy artistet italiane violinistja Francesca Dego dhe pianistja Francesca Leonardi, të cilat nëpërmjet një koncerti dual nisën ciklin koncertal “Suona Italiano” me sonatën “Allegro con brio” të Bethoven.
 
Pas pjesëve muzikore të kompozitorit dhe pianistit botëror Bethoven, artistet interpretuan sonata të kompozitorit italian Domenico Scarlatti, duke vazhduar më pas “Allegro con fuoco” të kompozitorit dhe pianistit francez Francis Poulenc.
 
Për ta përmbyllur koncertin, artistet vijuan më pas me të famshmen “La Campanella” të violinistit dhe kompozitorit italian Niccolò Paganini.
 
“Suona Italiano” vjen në Shqipëri nga bashkëpunimi i ambasadës italiane në Tiranë, Institutit Italian të Kulturës dhe Komitetit Kombëtar Italian të Muzikës.
 
“Suona Italiano” është një cikël me katër koncerte, i cili është i hapur dhe mirëpret të gjithë dashamirësit e muzikës deri më 14 dhjetor, ku do të përfundojë dhe koncerti i katërt.

Redaksia Online
(e.s/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Si ju duket turizmi këtë sezon, krahasuar me një vit më parë?



×

Lajmi i fundit

Sytë drejt Teheranit! Izraeli pret sulmin dhe paralajmëron: Do të përgjigjemi

Sytë drejt Teheranit! Izraeli pret sulmin dhe paralajmëron: Do të përgjigjemi