Tingujt festivë e jaret tradicionale ‘ndezin’ Shkodrën

Tingujt e bukur të muzikës tradicionale Shkodrane, krijuan një atmosferë të veçantë në oborrin e muzeut historik “Oso Kuka”, në Ditët e Trashëgimisë Kulturore. Muzikantët, si “rojtarët” e melodisë qytetare shkodrane, përjetësuan një kujtesë historike përmes jareve tradicionale.

Drejtuesit artistik, këngëtarë të mirënjohur dhe te rinjë të talentuar, e konsiderojnë “Ahengu shkodran”  si mjaft të rëndësishëm jo vetëm për jetën artistiko-kulturore ne qytet por edhe kthimin tek rrënjët tradicionale.

“Kemi fat që kemi këtë brez këngëtarësh, të rinj dhe të afirmuar. Kjo është përgjegjësi jonë që mos ti lëmë të humbin, por mundësisht ti mbajmë gjallë”, tha udhëheqësi artistic, Bardhyl Hysa.

“Kryesorja është ruajtja e kësaj tradite shumë të vyeshme për ne si qytetarë të Shkodrës”, u shpreh drejtuesi muzikor, Ilir Hysa.

“Ishte me të vërtetë bukur. Ishte një reportor tepër i zgjedhur. Është punuar mirë”, tha Bujar Qamili.

“Jam ndjerë shumë mirë dhe e privilegjuar që kam marrë pjesë këtu. Është kënaqësi me marr pjesë me kaq profesionistë”, tregoi këngëtarja, Martina Serraqi.

“Ahengu Shkodran ishte diçka e jashtëzakonshme”, përfundoi këngëtari, Ivan Tanushi.

“Ahengu shkodran” është  shpallur edhe si një ndër shtatë kryeveprat e trashëgimisë shpirtërore shqiptare.

/KT/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja