Tinka Kurti luan një dramë për 
teatrin “Migjeni” të Shkodrës

Tinka Kurti luan një dramë për <br />teatrin “Migjeni” të Shkodrës
SHKODER- Aktorja e njohur Tinka Kurti do të ketë një tjetër rol të nënës, pas atij që luajti në filmin “Bota” të Iris Elezit, i cili mori çmimin e parë në Festivalin ndërkombëtar “Karlov Vivari” në Çeki. Ajo do të luajë në dramën “Kurora e dhimbjes” që do të ngjiten në skenën e Teatrit “Migjeni” në Shkodër nga dramaturgu Fadil Kraja. Kjo premierë ka angazhuar aktorë të njohur të skenës teatrore, mes tyre do të jetë në skenë për publikun dhe aktorja e shquar Tinka Kurti.

 Me regji të Bruno Shllakut, i cili do të jetë dhe në skenë me këtë vepër, në kastin e aktorëve veç aktores së njohur Tinka Kurti do të jenë dhe emra si Paskualina Gruda, Shpresa Garuci, Rajmonda Marko, etj. Drama ka tetë personazhe, dhe sipas dramaturgut të njohur Fadil Kraja kjo pjesë pritet të vijë në skenë për të kujtuar dy ngjarje të rëndësishme; 70-vjetorin e Çlirimit më 29 Nëntor dhe 65-vjetorin e ngritjes së Teatrit “Migjeni”. Dramaturgu Kraja tregon se në këtë dramë aktorja e njohur vjen me rolin e nënës, emri i së cilës është Tina në vepër.

Dramaturgu Fadil Kraja, i cili tregon se këtë vepër e ka shkruar për aktoren e njohur Tinka Kurti po ashtu, pohon se me këtë premierë aktorja rikthehet në skenën e teatrit të Shkodrës pas gati 20 vitesh. “Me këtë rol ajo rikthehet në skenën e Teatrit “Migjeni” prej gati 20 vitesh. Unë shpresoj që vepra të vijë edhe në skenën e Tiranës, por ne do të bashkëpunojmë me RTSH, që kjo vepër të jetë dhe një telefilm”, shprehet dramaturgu Fadil Kraja.
 

Shkrimi u botua në Shqiptarja.com (print) në 1 Nëntor 2014

Redaksia Online
(d.a/shqiptarja.com) 

 

  • Sondazhi i ditës:

    Si ju duket turizmi këtë sezon, krahasuar me një vit më parë?



×

Lajmi i fundit

Hakmarrja e Hezbollahut/ Në Izrael njerëzit nxitojnë drejt supermarketeve, autoritetet japin udhëzime për strehimoret! Inteligjenca parashikon sulm gjatë festës hebreje

Hakmarrja e Hezbollahut/ Në Izrael njerëzit nxitojnë drejt supermarketeve, autoritetet japin udhëzime për strehimoret! Inteligjenca parashikon sulm gjatë festës hebreje