Tinka Kurti, "Ministria dhe
Teatri Kombëtar" harrojnë aktoren

Tinka Kurti, Teatri Kombëtar" harrojnë aktoren">
TIRANE - Dhjetëra ditëlindje jubilare të figurave të shquara të skenës dhe ekranit janë shoqëruar me aktivitete festive ose kulturore qeveritare në kujtim të një karriere të ndritur si ajo e Tinka Kurtit. Por nuk ndodhi kështu në 80-vjetorin e saj. Nuk u bë asgjë, as nga Teatri Kombëtar, as nga Ministria e Kulturës. Tinka Kurtin 80-vjetori i ditëlindjes së saj po e gjen ende në skenë, është në kulmet e karrierës. Dje me humor, Margarita Xhepa i tha se "dëshiroj që të dyja edhe për 20 vjet të mos i ndahemi skenës. Do të na gjendet ende ndonjë rol gjysheje ose plake të moshuar për ta luajtur. Kjo është dëshira ime". Tinka Kurti premton ende kontribute për Teatrin tonë Kombëtar. Por…! Le të harrojmë për një çast e të vendosemi në atmosferën e një ditëlindjeje të jashtëzakonshme që u bëri sfidë gjithë institucioneve të shtetit. Tinka Kurti e festoi 80-vjetorin e saj në një oaz të madh lumturie. Shoqata "Nermin Vlora Falaski" me presidente Zenepe Lukën organizoi dje një skenar të jashtëzakonshëm të shprehjes së dashurisë dhe vlerësimit ndaj aktores së madhe Tinka Kurti. Personalitete të njohura, gra të diasporave shqiptare si Teuta Demjaha nga Ulqini, Zylfie Duraku nga Mali i Zi, shkencëtarja e famshme nga Prizreni, Ajtene Krasniqi, ish zonja e parë, Teuta Topi, Adelina Mamaqi, Tefta Radi, Drita Pelingu, Margarita Xhepa, Roza Anagnosti, etj, e rrethuan Tinka Kurtin me dhjetëra vlerësime e dhurata, ku nuk mund të mbetej pa u vënë re mes tyre piktura "Vajza e valëve", e shoqëruar me muzikën e këngës në Sfond. Lule pa fund. Kujtime. Pra, Tinka Kurti e festoi si kurrë ndonjëherë në jetën e saj këtë 80-vjetor. Po heshtja e institucioneve të shtetit ndaj Nderit të Kombit çfarë tregon. Në intervistën për "Shqiptarja.com", presidentja e Fondacionit Zenepe Luka kritikon mungesën e vëmendjes së qeverisë ndaj aktores së madhe.

Intervistën me presidenten e shoqatës "Nermin Vlora Falaski" e lexoni në gazetën SHQIPTARJA.com (PDF) KLIKONI KETU PER TE LEXUAR ME SHUME

  • Sondazhi i ditës:

    Kabineti i ri qeveritar, jeni dakord me ndryshimet e bëra nga Rama?



×

Lajmi i fundit

Një muaj më parë KPK e konfirmoi në detyrë, kush është kryeprokurori i Vlorës që u kap nga SPAK

Një muaj më parë KPK e konfirmoi në detyrë, kush është kryeprokurori i Vlorës që u kap nga SPAK