'Tipari i viteve '90 ishte destabilizimi', Meçaj për deklaratat e Escobar: Nuk e kishte për non-gratën e Berishës!

 

Analisti Arben Meçaj komentoi deklaratat e Escobar se PD nuk duhet të ketë një lidership që kujton kohën e vitieve '90. Meçaj shprehet se këto vite nuk kanë të bëjnë me korrupsionin dhe non-gratat e Berishës. Këto vite kishin si tipar destabilzimin. Dhe Berisha në filizofinë e tij sipas Meçajt ka destabilzimin dhe luftën.

'Jeta politike edhe objekti nongrata i Berishës nuk është kjo periudhë, është pas 2005. Viti ’90 ka një tipar të rëndësishëm, ishte shtet i destabilizuar, mund të binte me çunat e Laçit. Escobar dërgon një mesazh, që nuk është viti i Berishës. Tipari është destabilizimi. Prandaj thotë që zgjedhje në krye të mos jetë dikush që ka luftën në tiparin e vet. Berisha në filozofinë e tij ka vetëm luftë. Unë di që sot kemi zyrtarisht Partia e Bashës që është zyrtare por nuk është kryesore, partia e Berishës që është kryesore por jo zyrtare. Është një koncetrat i mendimit të shtetit amerikan, që në çdo rresht lexohet një mesazh', tha Meçaj.


Lajmi kryesor:

Escobar 'rishpalli' non-grata Berishën/ Meçaj në 'Repolitix': Mesazh i qartë për popullin demokrat! Kthupi: Mbështetja për Rithemelimin po tkurret


G.K/KT/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:

    Shqipëria luan ndaj Kroacisë sfida e dytë në Euro 2024, kush fiton?



×

Lajmi i fundit

SHBA sanksionon rrjetin që rriti pasurinë e Millorad Dodikut

SHBA sanksionon rrjetin që rriti pasurinë e Millorad Dodikut