Kim Kardashian është një nga personazhet më të ndjekur në rrjetet sociale. Ajo shpeshherë shihet në postime të ndryshme me grimierin e saj personal i cili është me origjinë shqiptare, Mario Dedivanoviç. Dhe ndoshta shoqëria e shumtë me Marion ka bërë që të marrë nga ai edhe besëtytënitë tradicionale.

Gjatë një interviste, Kim ka treguar se kur bëhet fjalë për udhëtimet me avion, ajo dhe familja e saj gjithmonë hipin me këmbën e djathtë. Kjo është një traditë tipike e shqitarëve.

A post shared by CR Fashion Book (@crfashionbook) on

"Unë dhe familja ime hipim gjithmonë në avion me këmbën e djathtë. Nuk e kam dëgjuar këtë më parë nga njerëz të tjerë. Nuk e kam thënë kurrë më parë, nuk e di nëse ka ndonjë që e di këtë,"- tha Kardashian.