Tiranë, 33 vjeçari i nxin syrin të atit 

Një 33 vjeçar në Tiranë është denoncuar nga i ati. Dy ditë më parë, 33 vjeçari J.Xh., i dënuar më parë, ka goditur për motive të dobëta të atin L.Xh., 63 vjeç, deri në gjakosje dhe nxirje të syrit. Për shkak se dhuna ndaj 63-vjeçarit ishte e përsëritur, ai është drejtuar për në polici. L.Xh. u pajis me urdhër mbrojtje ndaj djalit, i cili po procedohet në gjendje të lirë. Mësohet se 33-vjeçari ishte mjaft i dhunshëm dhe agresiv dhe për shkak të veprimeve të tij, ishte divorcuar edhe nga bashkëshortja me të cilën ka një fëmijë. Ai jetonte me prindërit, të cilët përballeshin me veprimet e tij të dhunshme.

  • Sondazhi i ditës:

    Ngjarja në Pogradec, jeni dakord me akuzën si vrasje nga pakujdesia?



×

Lajmi i fundit

'Ne jemi si ata që luftuan për Vlorën', Meta i bie tavolinës dhe i drejtohet Ramës: Fëlliqësirë e kombit! Tokat që more në Gjipe nuk do t'i gëzosh