Në kuadër të operacionit “Ujësjellësi”, Policia e Tiranës ka arrestuar 4 persona dhe 6 të tjerë po procedohen në gjendje të lirë për shpërdorim detyre dhe dëmtim të rrjetit të ujësjellësit.
Të arrestuarit janë Arben Myftaraj, 48 vjeç, Pandeli Gegeni , 61 vjeç, Dritan Goci 35 vjeç dhe Besim Xhabafti ,57 vjeç, të katërt banues në Tiranë.
Gjithashtu policia ka shpallur në kërkim në 42 vjeçar me inicialet F.F. Sipas policisë, këta persona kanë shpërdoruar detyrën duke sjellë si pasojë mosfaturimin e saktë të ujit të konsumuar nga një firmë private me administrator 42 vjeçarin e shpallur në kërkim.
Po ashtu, të arrestuarit kanë ndërhyrë në rrjetin e ujësjellësit duke e dëmtuar atë.
Redaksia online
(u.s/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com