TIRANË - Pesë raste dhune në familje janë identifikuar nga policia gjatë 24 orëve të fundit në Tiranë, duke lëshuar edhe urdhëra mbrojtjeje.
Burime nga Policia e Tiranës bënë të ditur se, gjatë orëve të vona të ditës së djeshme është bërë arrestimi në flagrancë i Ervin Cukajt, 28 vjeç, pasi ndaj tij ka depozituar një kallzim bashkëshortja e tij, e cila deklaron se ai e kërcënuar për vrasje, duke e dhunuar fizikisht dhe psokologjikusht.
Nën mbrojtje nga policia janë marrë edhe dy fëmijë të mitur, pasi dyshohet se janë dhunuar nga nëna e tyre Briselda Metiku 28 vjeçe.
Gjithashtu, po dje është lëshuar urdhri i mbrojtjes për 48-vjeçaren me incialet V.B, 48 vjeç, sepse bashkëshorti Xhevat Brahja, 52 vjeç, ka ushtruar dhunë psikologjike ndaj saj.
Është lëshuar urdhër mbrojtje edhe për 26-vjeçaren L. B, pasi dyshohet se është dhunuar fizikisht nga vëllai i saj, Arben Bajrami, 32 vjeç.
Gjithashtu një tjetër femër është marrë nën mbrojtje. Policia tha se, është marrë në mbrojtje 18-vjeçarja me inicialet P. M., sepse bashkeshorti i saj Drini Malka, 26 vjeç, ka ushtruar dhunë psikologjike e fizike ndaj saj.
Redaksia online
(ac/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com