Tiranë, arrestohen dy persona për dhunë në familje

Policia e kryeqytetit ka arrestuar në flagrancë gjatë së djelës dy persona për "Dhunë në familje dhe Plagosje me dashje". Të arrestuar janq  Aleksandër Balaj 44 vjeç, 
dhe Sandër Balaj 28 vjeç, 

Këta dy persona u arrestuan sepse pas një debati janë konfrontuar fizikisht duke u goditur me grushta dhe me sende te forta  B.T, 42 vjeç, banues në Kukës, -M.T, 38 vjeç, banues në Kukës. Konflikti ka nisur pasi Aleksander Balaj, më datë 22.12.2015, ka mësuar se bashkëshortja e tij, me inicialiet F.B , 42 vjeç, banuese në Tiranë, ka paraqitur një kërkesë padi për lëshimin e urdhërit të mbrojtjes dhe ka bërë kallëzim ndaj bashkëshortit të saj Aleksandër Balaj.

Ky shtetas pasi ka dëbuar nga banesa bashkëshorten e tij ajo kishte shkuar për tu strehuar tek banesa e vëllait të saj shtetasit R.T , 50 vjeç, banues në Tiranë. Nga ky konflikt ka mbetur i dëmtuar rëndë Aleksander Balaj, i cili është shtruar në Spitalin e Traumes Laprake.

  • Sondazhi i ditës:

    Ngjarja në Pogradec, jeni dakord me akuzën si vrasje nga pakujdesia?



×

Lajmi i fundit

Gjermania lëshon urdhër-arrestin e parë lidhur me shpërthimin në gazsjellësin ‘Nord Stream’