TIRANE- Një shtetas shqiptar i kërkuar nga drejtësia italiane është arrestuar ditën e sotme. 44-vjeçari, Agron Shefqet Lika, i dënuar me 11 vite burg në Italia për pjesëmarrje në organizata kriminale, është arrestuar nga policia e Tiranës.
 
Arrestimi i 44-vjeçarit Lika u bë i mundur rreth orës 17:00 tek stadiumi “Dinamo” në Tiranë.
 
Sipas policisë, Agron Lika u vendos në pranga nga sektori i operacioneve speciale, ndërsa pas arrestimit pritet që të ekstradohet në Itali.

Redaksia Online
(e.s/shqiptarja.com)