TIRANË -  Një 49-vjeçar nga Tirana u arrestua në flagrancë pasi në banesën e tij iu gjetën 40 bimë kanabis, një pushkë dhe 510 fishekë.

Efektivët e komisariatit numër 4 vunë në pranga Ismail Avdulajn, banues në fshatin Mal Gjepal të Tiranës.

Po ashtu, u shpall në kërkim një 43-vjeçar me inicialet K.A, sepse në banesën e tij në Kamzë iu gjet një kallashnikov si dhe 151 rrënjë bime narkotike kanabis sativa. 

Redaksia Online
(Gre.M/Shqiptarja.com)