TIRANË- Policia e Shtetit në bashkëpunim me policinë italiane arrestuan një person me rrezikshmëri të lartë, i cili ishte në listën e 100 personave më të kërkuar në shtetin fqinj. Burimet policore thanë se në Tiranë ra në pranga Foto Dashi, 48 vjeç, i dënuar me 15 vjet burg nga Gjykata e Milanos për shfrytëzim prostitucioni.

Operacioni u krye pas krijimit të një Taks-Forcë mes kryepolicit italian Alessandro Pansa dhe homologur shqiptar Artan Didi, gjatë një takimi në Tiranë, dhjetorin e kaluar, që pasoi marrëveshjen për ekstradim midis Italisë dhe Shqipërisë të nënshkruar në 2011, e cila ka çuar tashmë në kapjen e 99 të kërkuave shqiptarë në emër të sistemit të drejtësisë italiane.

Dashi është i kërkuar që nga viti 1998 dhe ishte përfshirë në listën e 100 të kërkuarve më të rrezikshëm.
Ndërkaq, mësohet se prej kohësh në Tiranë kishin ardhur oficerët italianë për bashkëpunimin policor ndërkombëtar, të cilët kanë dhënë informacion vendimtar për fshatin ku ai ishte vendosur në Tiranë si dhe ndihmuan në arrestimin e të kërkuarit. Ndërkaq, po kryen procedurat për ekstradimin e vazhdueshëm në Itali.


Redaksia Online
(ak/Shqiptarja.com)