TIRANË - Efektivët e komisariatit numër 4 të kryeqytetit kanë konstatuar një parcelë të kultivuar me bimë narkotike, kanabis në fshatin Zall Bastar. Bima narkotike ishte kultivuar në vendin e quajtur Mali i Gjipalit.
 
Policia ka arrestuar 2 persona të cilët dyshohen si kultivuesit kanabisit. Të arrestuarit Florind Lika dhe Vladimir Aliu, janë shoqëruar në ambientet e komisariatit numër 4.
 
Materialet do t’i kalojnë Prokurorisë për veprën penale të kultivimit të bimëve narkotike.
 
Redaksia Online
(a.h/shqiptarja.com)