Tiranë, autobusi përplas 70-vjeçarin
në qendër, po kalonte vijat e bardha

Tiranë, autobusi përplas 70-vjeçarin<br />në qendër, po kalonte vijat e bardha
Autobusi i linjës Kombinat-Kinostudio përplasi një të moshuar në qendër të Tiranës mëngjesin e sotëm.

Nga të dhënat e para mësohet se 70 vjeçari është përplasur nga autobusi afër stacionit urban pranë Bankës së Shqipërisë.

Nga veprimet hetimore i moshuari po kalonte vijat e bardha kur është përplasur nga autobusi i cili e ka hedhur disa metra më tutje. 

I moshuari është dërguar në spital për të marrë kujdesin e duhur. Nga të dhënat e para mësohet se gjëndja shëndetësore e të moshuarit është e rëndë.

Policia shoqëroi në komisariat drejtuesin e autobusit me targa AA951G1.

Ende nuk është bërë i ditur identiteti i të moshuarit.


(sg/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Diplomacia, a ka ndryshuar imazhi i Shqipërisë në arenën ndërkombëtare?



×

Lajmi i fundit

Kjo është shenja më manipuluese e Horoskopit

Kjo është shenja më manipuluese e Horoskopit