TIRANE - Një ngjarje e rëndë ka ndodhur pasditen e sotme në Tapizë të Tiranës, ku një fëmijë ka humbur jetën pasi ka rënë aksidentalisht në një pus me ujë.
Sipas burimeve nga policia bëhet e ditur se fëmija 10-vjeçar ka rënë në një gropë të madhe me ujë, që përdorej për vaditjen e tokave dhe për pasojë ka humbur jetën. Mësohet se viktima është 10-vjeçari me inicialet E.N.
Familjarët kanë bërë të mundur nxjerrjen e trupit të pajetë nga pusi, ndërkohë që policia ka mbërritur në vendngjarje.
Redaksia online
(aq/eç/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com