TIRANË - Një 79-vjeçare ka rënë aksidentalisht nga ballkoni i katit të tretë, duke humbur jetën.
 
Ngjarja ka ndodhur sot pasdite afër azilit te lagjja e quajtur  “Ali Demi”.
 
79-vjeçarja Pranvera Kasollja ka qenë duke pastruar diçka në ballkon dhe teksa zgjatej ka humbur ekuilibrin dhe ka rënë poshtë.
 
E moshuara Pranvera Kasollja ka ndërruar jetë në Spitalin e Traumës në Tiranë.  

Në çastet e aksidentit ajo ka qenë në shtëpi me bashkëshortin e saj.

Redaksia Online
(mag/shqiptarja.com)