Tiranë, Bllokohen punimet tek
tregu mallrat e magazinat nën shi

Tiranë, Bllokohen punimet tek<br />tregu mallrat e magazinat nën shi
TIRANE-Përplasjet e vazhdueshme mes Bashkisë së Tiranës dhe përfaqësuesve të tregut të Uzinës Dinamo, kanë bërë që të pezullohen të gjitha punimet për rikonstruksionin etregut. Pasojat e kësaj po i vuajnë tregtarët të cilët janë duke pësuar çdo ditë humbje të mëdha ekonomike. Janë pezulluar të gjitha punimet në tregun e Uzinës Dinamo për rikonstruksionin që do t’u bëhej magazinave ku ruhej malli. Ky pezullim ka bërë që të bllokohen rreth 30 milion lek të vjetra, investim ky që do të kryhej nga vetë tregtarët.

Por ky nuk është problemi kryesor që ato kanë, pasi ata janë  duke humbur çdo ditë për shkak se disa prej magazinave ku ruhet malli janë komplet të zbuluara, duke bërë që brenda disa orëve, për shkak të kushteve të motit tregtarët të kenë humbje në sasive të mëdha të mallit. Alfreb Bozhiqi, kryetar i shoqatë së tregjeve, e konsideron këtë si një ngërç nga ana e Bashkisë së Tiranës, pasi sipas zotit Bozhiqi ata janë në përputhje me rregullat dhe kanë qenë gjithmonë taksapagues të rregullt në shtet. ky ndërtim është bërë në vitin 2007 me leje të rregullt ndërtimi , dhe ligji i 2007-ës si dhe ai i 2009-ës, nuk parashikon leje ndërtimi për rikonstruksione të këtij tipi, ndërsa ligji i 2013 i miratuar në ditët e fundit të qeverisë Berisha, i ka shfuqizuar këto pika.

Konkretisht ligji nr 10/119, datë 23,04,2009 për planifikimin e territorit, pika 3 neni 71 parashikon si vijon; çdo person fizik ose juridik përjashtohet nga detyrimi për tu pajisur me leje për punime të cilat kanë të bëjnë me a) Madhësi, natyrë dhe efekte të vogla apo kufizuara të zhvillimit
b) Kohëzgjatje ose karakter të përkohëshëm të tij
c)Mirëmbajtje të strukturës.

Ndërkohë sips zotit Bozhiqi bëhët fjalë për një vështirësim ligji, dhe konkretisht ligji i vitit 2013, neni 71 pika tre, që parashikon pajisje me leje zhvillimi për punime mirëmbajtje apo ndërhyrje në infrastrukturë duke shfuqizuar të tre pikat a, b, dhe c, të po këtij ligji. Ndërkohë që përfaqësues të këtij tregu kanë aplikuar në Bashki për tu pajisur me këtë leje, dhe për shkak të procedurave të tejzgjatura, janë tregtarët ata që po pësojnë humbje të përditëshme.  Emin Balliu, drejtor i fermer tregjeve e cilëson rolin e tregut të Uzinës Dinamo si një rregullator në tregjet e kryeqytetit, ndërkohë që thekson se trgtarët e këtij tregu kanë paguar gjithmonë taksat në Bashki dhe në përputhje me të gjitha rregullat. 

Tregtarët pretendojnë se ky është një ngërç i krijuar nga Bashkia pa të drejtë dhe që atyre po ju sjellë dëme të mëdha. Situata po përkeqësohet çdo ditë me fillimin e shirave duke rritur shumat e dëmit për tregtarët. Bashkia dhe përfaqësues të tregut të Uzinës Dinamo, prej më shumë se një muaj janë në konflikt të vazhdueshëm, konflikt i cili rreth dy javë më parë ka marrë përmasa të mëdha. Ndërkohë që mbetet i pazgjidhur problemi i tregëtarëve të këtij tregu, të cilët kërkojnë vetëm rikonstruktimin e magazinave aktuale për shkak të kushteve të papërshtatshme, duke plotësuar këshu edhe një kusht të Ministrisë së Shëndetësisë e cila ju kërkon atyre që të përmbushin kushtet standarde për ruajtjen e mallit. 
 
 
 Shkrimi u publikua sot (6.11.2013) në gazetën Shqiptarja.com (print)

Redaksia Online
(d.d/shqiptarja.com­)

  • Sondazhi i ditës:

    Anti-berishistët mbledhin firmat për partinë e re, a do të mbështetet?



×

Lajmi i fundit

Hungaria akuzon BE-në për bllokimin e furnizimit me naftë nga Rusia

Hungaria akuzon BE-në për bllokimin e furnizimit me naftë nga Rusia