TIRANE - Dhunoi gruan me sende të forta pas një konflikti familjar.

Forcat e policisë së Komisariati nr 6 i Tiranës arrestuan Behar Zalo Shehaj, 43 vjeç në banesën e tij në rrugën “Bedri Karapici”.

Arrestimi është kryer rreth orës 13:00 të ditës së djeshme, në kushtet e flagrancës. Sipas policisë 43 vjeçari ishte person me precedentë penalë pasi ishte i dënuar edhe më përpara.
 
Materialet në ngarkim të 43 vjecarit iu kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprën penale “Dhuna ne familje”, parashikuar nga neni 130/a i K. P.

Redaksia online
(sg/shqiptarja.com)