Ekstradohet bullgarja e akuzuar për trafikim të 4.1 kilogramë heroinë. Nina Sahatchieba 35 vjeçe, banuese në Bullgari është e kërkuar në vendin e saj për veprat penale të “Trafikimit të lëndëve narkotike”.

35-vjeçarja nga rajoni Ruse i Bullgarisë ishte arrestuar pak muaj më parë në Rinas, në tentativë për të kaluar kufirin në drejtim të Shqipërisë.

Gjatë kryerjes së kontrollit të pasaportave ajo rezultoi e kërkuar në nivel ndërkombëtar nga Interpol Sofia në Bullgari. Për këtë arsye ajo u ndalua nga policia kufitare dhe pas vendimit të gjykatës së Tiranës ajo u ekstradua drejt vendit të saj, ku pritet të akuzohet për trafik të lëndëve narkotike.
 
Redaksia Online
(o.b/ Shqiptarja.com)