Rrëshqitjet e dherave, të shkaktuara nga reshjet intensive të shiut, janë verifikuar edhe në dalje të tunelit të Kërrabës, në aksin Elbasan-Tiranë.

Për rrjedhojë, qarkullimi i automjeteve është bllokuar përkohësisht, por ka rinisur pas ndërhyrjes së fadromave të vëna në lëvizje nga pushteti lokal.

Pavarësisht situatës së zhbllokuar, autoritetet u kanë bërë thirrje udhëtarëve që të bëjnë kujdes për shkak të rrugës së rrëshqitshme, sidomos në zonat rurale. 

Infoelbasani.al

G.F. / Shqiptarja.com