TIRANE- Një 40-vjeçar ka humbur jetën aksidentalisht në guroren ku po punonte në Tiranë. 40-vjeçari ka qenë duke punuar në gurore në Malin e Dajtit në momentin kur është goditur nga skrapi.

Sipas policisë, shkak dyshohet të ketë qenë moszbatimi i kritereve të sigurisë gjatë punës.

Ndërkaq, policia ka shoqëruar disa persona për të marrë në pyetje, për të zbardhur të plotë ngjarjen ku humbi jetën i riu.

Redaksia Online
(e.s/shqiptarja.com)