TIRANE- Një grabitje ka ndodhur mbrëmjen e sotme në kryeqytet. Nën kërcënimin e thikës, dy të rinj kanë grabitur një dyqan celularësh në rrugën e Dibrës.
 
Menjëherë në vendin e ngjarjes kanë mbërritur forcat e policisë,ndërsa bëjnë me dije se “dy persona, djem të rinj, kanë kërcënuar me thikë shitësin e dyqanit. Autorët kanë marrë disa celularë dhe janë larguar me shpejtësi”.
 
Ndërkaq, forcat e policisë të komisariatit numër 1 dhe 4 në kryeqytet kanë nisur hetimet, dhe po punohet për identifikimin dhe arrestimin e autorëve të grabitjes.

Redaksia Online
(e.s/shqiptarja.com
)