TIRANË - Persona të armatosur kanë grabitur mbrëmjen e kësaj të shtune një dyqan ushqimore në Tiranë. Ngjarja ka ndodhur në rrugën “Jordan Misja”. Sipas dëshmisë së pronarit të dyqanit, dy persona të armatosur me pistoletë kanë arritur të grabisin xhiron ditore.
 
Policia e cila ka mbërritur në vendin e ngjarjes duke nisur hetimin për këtë grabitje, ndërsa janë ngritur dyshime se pistoleta e autorëve mund të ishte lodër. Uniformat blu kanë nisur gjithashtu punën për identifikimin dhe arrestimin e autorëve të ngjarjes.
 
Redaksia online
(ac/shqiptarja.com)