TIRANE-Një 23-vjeçar ka rënë në prangat e policisë së Tiranës pasi është konstatuar me lëndë narkotike kanabis sattiva dhe ka goditur me grusht punonjësen e policisë.
M.A ra në prangat e bluve pasi në rrugën “Njazi Frakulla‘’, gjatë një kontrolli i’u gjet një sasi lëndë e dyshuar narkotike Cannabis Sattiva, ku më pas gjatë kontrollit të ushtruar në banesën e tij, ky shtetas ka kundërshtuar me dhunë dhe ka goditur me grusht punonjësen e Patrullës së Përgjithshme, të Komisariatit të Policisë Nr.1, shtetasen A. M.
Në cilësinë e provës materiale u sekuestrua 14.6 gramë lëndë e dyshuar narkotike e llojit Cannabis Sattiva
Materialet procedurale i’u kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë për veprat penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve” dhe “Kundërshtimi i punonjësit të policisë së rendit publik”.
Redaksia Online
B.B/Shqiptarja.com
/Shqiptarja.com