Tiranë, Interpol arreston të
dënuarin për gjobëvënie në Itali

Tiranë, Interpol arreston të<br />dënuarin për gjobëvënie në Itali
TIRANË - Arrestohet në Tiranë i dënuari në Itali, me 6 vite burg për pjesëmarrje në organizatë kriminale, e akuza të tjera. Burime nga policia e kryeqytetit kanë bërë të ditur se, i arrestuar është Blerim Allushi, 27 vjeç, i cili akuzohet edhe për gjobëvënie. Allushi është i dënuar i dënuar me 6 vjet burg nga Gjykata e Romës dhe ishte ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar prej disa kohësh nga Interpol Roma.

Allushi bashkë me disa shqiptarë të tjerë janë dënuar në 23 korrik të vitit 2009, pasi akuzoheshin për dhjetëra vjedhje të ndryshme dhe vënie gjobash dhe nga gjykata Blerim Allushi ishte dënuar me 6 vite heqje lirie.  

Aktiviteti i Allushit bashkë me personat e tjerë të dënuar është hetuar nga policia që nga dhjetori i vitit 2007 deri në mars të vitit 2008. Siç ka bërë të ditur prokuroria, e gjithë banda ku bënte pjesë i arrestuari kryente vjedhte të shumta në zonën e Peskarës dhe në Marche.

Shqiptarët i kryenin goditjet e tyre gjatë natës, dhe hynin nga dritaret kryesisht në vila që nuk ishin të banueshme. Ata akuzohen për vjedhje makinash luksi, para dhe bizhuteri.
 
Redaksia online
(ac/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Mjeku s'mund të kurojë të njëjtin pacient në shtet e privat, e mbështesni?



×

Lajmi i fundit

Dosja 'Partizani' SPAK kërkon edhe 3 muaj kohë për hetimet, GJKKO vendos më 11 korrik

Dosja 'Partizani' SPAK kërkon edhe 3 muaj kohë për hetimet, GJKKO vendos më 11 korrik