TIRANE - Inspektoriati Ndërtimor Urbanistik Kombëtar ka ndërmarrë një aksion ditën e sotme për prishjen e objekteve pa leje në zonën e Brrylit ne Tiranë. Aksioni i forcave të INUK ka filluar në orët e paradites në disa objekte që shërbenin si kafene dhe vijon punën edhe pas shëmbjes së tyre, për pastrimin e zonës nga mbeturinat.

Burime pranë INUK bëjnë me dije se lokalet, të cilat rezultojnë pa lejen përkatëse, janë lajmëruar disa ditë më parë nga INUK për pastrimin e objekteve. Aksioni për prishjen e ndërtimeve pa leje ka vijuar i qetë për gjatë gjithë ditës, në zonën përballë maternitetit “Koço Gliozheni”.

INUK vazhdon të shembë objektet pa leje në kryeqytet, në vijim të nismës për të pastruar çdo zonë nga objektet pa leje dhe për ti kthyer ato në zona publike në shërbim të qytetarëve.

Redaksia Online
(e.c/shqiptarja.com)