TIRANE - Policia ushtarake ka marrë kontakte me familjarët dhe ka bërë një kontroll në banesën e Sokol Fekës, i cili humbi jetën sot në Spanjë pas përplasjes së helikopterit me rreth 1 ton hashash në përpjekjen për t’i shpëtuar ndjekjes së policisë spanjolle.

Sipas burimeve për A1 Report, hetimet pë majorin Feka janë përqendruar kryesisht në hyrje-daljet e mëparshme pa leje, të Sokol Fekës jashtë shtetit.

Sakaq, televizioni A1 Report ka shkuar në shtëpinë e majorit Feka. Ai dhe familja e tij banonte prej rreth 2 muajsh në një shtëpi me qira në rrugën “Anri Buazen” në lagjen Misot Mame në kryeqytet.

A1 Report tentoi të kontaktonte me familjarët e majorit lidhur me këtë ngjarje të rëndë, por nisur edhe nga rrethanat, ata kanë preferuar të heshtin.
 
Jashtë kameras së televizionit A1 Report, të afërmit e majorit kanë treguar se kohë më parë, një fatkeqësi ka goditur familjen Feka, pasi djali i majorit ka humbur jetën. Po ashtu majori Sokol Feka mësohet se ishte i divorcuar nga bashkëshortja e tij.

shtepia me logo
shtepia me logo
(Banesa ku banonte prej rreth 2 muajsh Majori Feka dhe familja e tij)

Redaksia Online
(e.c/shqiptarja.com)