TIRANE- Policia e Tiranës ka mundur të parandalojë një krim në familje. Besnik Snolli, 45 vjeç ka kërcënuar bashkëshorten e tij se do ta vriste me pushkë.

Pas informacioneve për një grindje në familje, forcat e policisë të Komisariatit numër 4 në kryeqytet kanë bërë të mundur parandalimin e këtij krimi dhe arrestimin e 45-vjeçarit.
 
Në momentin e arrestimit 45-vjeçarit iu sekuestrua edhe një pushkë “10-she".

Redaksia Online
(e.s/shqiptarja.com)