TIRANE - Alarmon policinë pasi i kishin grabitur banesën, shokohet kur zbulon se autori i plaçkitjes ishte nipi i tij. Është kjo historia e familjes Sula në Babrru të Tiranës, ku më 27 qershor 19-vjeçari Edison Sula do të thyente banesën e xhaxhit të tij për të vjedhur aty 15000 lekë kursime. 

Policia arrestoi për ngjarjen disa të dyshuar të rinj të zonës, por autori mbeti mister. Këmbëngulja e të zotit të shtëpisë, bëri që ai të dyshojë tek nipi i tij dhe arriti që duke e ndjekur t’i gjejë gjurmët e vjedhjes.

Edison Sula pranoi para xhaxhait se shumën prej 15000 lekë e kish vjedhur në dollapin e dhomës së gjumit, e më pas e kish prishur me shokët në bixhoz.
 
I shokuar nga krimi i nipit të tij, i zoti i shtëpisë B.Sula nuk e fali, por e denoncoi dhe për veprën penale të vjedhjes i riu është dënuar me 8 muaj burg.

vendimi xhaxhai nipi

Redaksia Online
(Gre.M/Shqiptarja.com)