TIRANE - Është arrestuar sot në Tiranë Tomorr Hano 55 vjeç i cili rezultonte si person i kërkuar.

Hano ishte dënuar me 7 vjet burg për veprën penale të trafikimit ndërkombëtar të lëndëve narkotike.

Efektivët e policisë kanë bërë të mundur ndalimin e tij sot në rrugën Pandi Dardha në Tiranë.

Redaksia online
(f.m/shqiptarja.com)