TIRANË - Sektori i Forcës Operacionale në policinë e kryeqytetit  rreth orës 13.20 në zonën e Unazës së Re Tiranë, ka bërë të mundur  kapjen e personit të shpallur në kërkim nga autoritetet italiane, Ilir Malaj, 36 vjeç, lindur në Fier dhe banues në Tiranë.
 
Nga policia bëhet e ditur se 36-vjeçari Malaj rezultonte i shpallur në kërkim nga Zyra qendrore e Interpol Tirana dhe Interpol Roma, pasi Gjykata e Trieste në Itali, e ka dënuar me 8 vjet, 4 muaj e 10 ditë burg. Vendimi i gjykatës italiane është marrë më 15 maj 2005 për veprën penale "Pjesëmarrje në trafik droge".
Mësohet se ndaj 36-vjeçari Malaj do të vijojnë procedurat me qëllim ekstradimin drejt shtetit Italian.
 
Redaksia Online
(a.h/shqiptarja.com)