TIRANE- Një polic pranë Drejtorisë së Përgjithshme të Burgjeve u vu në pranga pasi akuzohet se me armën e shërbimit ka plagosur një shtetas. Ngjarja është shënuar pasditen e djeshme rreth orës 18: 20 minuta.

Ferdinand Lutfi Shuaipi, 43 vjec ka shkuar në banesën e Leonard Qyra në rrugën “Aleksandër Moisiu” Tirane dhe pas një konflikti për motive të castit ka qëlluar në drejtim të tij, disa herë me armën e shërbimit, tip pistoletë. Si pasojë Leonard Qyra, ka marrë vetëm një demtim të lehtë i cili ndodhet ne spitak, jashtë rrezikut për jetën.

Policia sekuestroi në cilësinë e provës materiale arma e zjarrit pistolete tip “TT”, model 54, e kalibrit 7.62 mm, me numër të stampuar me thellim ne trupin e saj 16010238-66. Materialet do i kalojnë Prokurorisë.

(sg/shqiptarja.com)