Tiranë, kryebashkiaku Basha
uron "Vit të mbarë shkollor"

Tiranë, kryebashkiaku Basha<br />uron "Vit të mbarë shkollor"
TIRANË - Kryebashkiaku i Tiranës Lulzim Basha i ka uruar një vit të mbarë dhe të suksesshëm të gjithë  nxënësve të kryeqytetit që nisën vitin e ri shkollor nga gjimnazi “Sami Frashëri”, në të cilin ka studiuar edhe vetë.

Basha tha: “Jam kthyer me kënaqësi të madhe në gjimnazin ku kam studiuar vetë, një nga gjimnazet më të njohura në historinë e arsimit shqiptar dhe më të mira gjimnazin “Sami Frashëri”.
 
 Bashkia e Tiranës po investon si për ndërtimin e objekteve të reja shkollore, meremetimin e atyre ekzistuese, dhe pajisjen me infrastrukturën e plotë me palestra, me kabinete, me laboratorë dhe aktualisht  po investohet dhe do të investohet në ndërtimin e 9 palestrave të reja anembanë qytetit të Tiranës dhe 25 laboratorëve, për të bërë të mundur pra një cilësi më të lartë në mësimdhënie.
 
Dua t’ju uroj të gjithë nxënësve të kryeqytetit, të shkollave 9-vjeçare, të shkollave të mesme, si dhe vogëlushëve nëpër çerdhe dhe kopshte: Vit të mbarë arsimor! I njëjti urim vlen edhe për prindërit e tyre’’-u shpreh  Basha. 

Me buxhetin e vitit  2012 Bashkia e Tiranës ka realizuar dhe ka në proces rikonstruksionin e 8 kopshteve dhe ndёrtimin e 4 kopshteve  të rinj, rikonstruksionin e 6 shkollave 9- vjeçare dhe ndёrtimin e 4 shkollave tё reja, rikonstruksionin e 2 shkollave tё mesme dhe ndërtimin e 1 shkolle  tё re.
 
Redaksia online
(ar.sh/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    A po jep rezultate lufta e SPAK ndaj grupeve kriminale?



×

Lajmi i fundit

Shpërthim me tritol në banesën e 50-vjeçarit në Fushë-Krujë (EMRI)

Shpërthim me tritol në banesën e 50-vjeçarit në Fushë-Krujë (EMRI)