TIRANE - Reparti Special Shqiponjat arreston dhe i vë në dispozicion drejtësisë një person të kërkuar për plagosje të rëndë. Bëhet fjalë për Igli Sinanin 28 vjeç, i cili u ndalua në orët e paradites nga autopatrullat Shqiponjat në rrugën “Abdyl Frashëri” në afërsi të sheshit “Willson" në Tiranë.
Policia e Tiranës bëri të ditur se Sinani kërkohej në bazë të një vendimi gjykate i akuzuar për plagosje të rëndë.
Ndërkohë në foto duket një tjetër aksion i Shqiponjave në orët e paradites.

Personi që shikoni me pranga është ndaluar në rrugën "Kongresi i Manastirit". Efektivat "Shqiponja" dyshuan se mund të ishte person në kërkim apo mund të kishte armë, drogë apo sende të tjera të ndaluara në momentin kur nuk i ndaloi një postblloku të policisë.

A1Report u interesua për personin e fiksuar në foto nga një qytetar pranë burimeve policore, por duket se për fatin e tij të mirë nuk u gjet ndonjë sende apo substancë e ndaluar
Redaksia Online
(Shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com