TIRANE - Një aksident më pasojë plagosjen e një fëmije 8 vjeç është shënuar në Laprakë. Ngjarja ka ndodhur pasditen e sotme, ku një makinë ka përplasur fëmijën 8 vjeçar, i cili ndodhet në gjendje të rëndë në spitalin e Traumës.

Mësohet se 8 vjeçarin e ka dërguar në spital vetë drejtuesi i automjetit.

Shkaqet e këtij aksidenti mbeten ende të paqarta, ndërsa policia është nisur drejt spitalit për të zbardhur të plotë këtë ngjarje. 

Redaksia Online
(e.c/shqiptarja.com)