TIRANË - Kompania CEZ ka njoftuar se për shkak të mbingarkesës në rrjet ka probleme në zonën pranë “Vasil Shantos”, me furnizimin me energji.
“CEZ Shpërndarje njofton abonentët kryeqytetas se për shkak të mbingarkesës në rrjet ka pasur një defekt në fiderin 26 Selitë që nga ora 16.45.
Grupet e specialistëve të kompanisë po punojnë intensivisht për riparimin e këtij defekti. Zonat e mbetura pa energji elektrike si pasojë e kësaj avarie janë: zona pranë drejtorisë së ujërave, tek Sabaudin Gabrani, si dhe pranë ish- SMT-së”.
Redaksia online
(ac/a.ç/shqiptarja.com)