Në këtë analizë të pranishëm kanë qenë drejtorit të policisë së shtetit z.Hysni Burgaj, Drejtorit të Të Policisë së qakurt Tiranë z.Bernard Çaushaj, si dhe për herë të parë ministri i brendshëm z.Flamur Noka. Policia e Tiranës ka bërë me dije se gjatë 6 muajve të parë të 2012-ës janë regjistruar 3972 vepra penale, nga të cilat janë zbuluar 3437, përfshirë gjithsej 786 autorë të arrestuar dhe ndaluar, 2726 autorë të proçeduar në gjendje të lirë dhe 250 të shpallur në kërkim.
Përsa i përket sektorit të narkotikëve dhe trafiqeve, pikë kjo e kritikuar së tepërmi dhe nga partnerët tanë ndërkombëtarë, policia ka evidentuar 241 vepra penale, ka proceduar penalisht 308 autorë, nga të cilet 108 të arrestuar në flagrancë. Në krahasim me të njëjtën periudhë të vitit 2011 janë evidentuar 58 vepra penale më tepër në fushën e narkotikëve, si dhe janë realizuar me sukses 23 operacione policore.
Duke u ndalur tek krimet në kryeqytet, policia shton se në këto 6 muaj prej 157 krime të rënda të kryera në kryeqytet, janë zbuluar 114 prej tyre dhe janë drejt përfundimit dhe disa dosje që do të cojnë në arrestimet e autorëve. Policia përmend si operacionin më të suksesshëm, arrestmin e Viktor Gushit, në operacionin e koduar “Banka” që vuri në pranga Gushi-n, të akuzuar për 15 “vjedhje me armë” dhe dy vjedhje me armë me pasojë vdekjen, vjedhje të kryera në mënyrë sistematike në Tiranë.
Gjatë kësaj analize, policia e Tiranës ka bërë publike nisjen e hetimeve për verfikimin e pasurisë së 36 personave, dokumentimin e 150 ngjarje të vjetra. Ndërsa në pjesën e aksidenteve rrugore, gjatë analizës së sotme shifrat flasin për një situatë të vështirë me , 122 aksidente automobilistike, ku kanë vdekur 10 persona, janë plagosur rëndë 11 dhe 120 shtetas kanë mbetur të plagosur lehtë. Gjithashtu nag shërbimet e policisë rrugore janë bllokuar për mangësi në dokumenta 4791 mjete dhe 657 leje drejtimi si dhe kanë ndëshkuar 61639 kundravajtës.
Në fjalën e tij ministri i Brëndshëm Flamur Noka theksoi se vec rezultateve pozitive, policia duhet të rrisë forcën parandaluese dhe goditëse ndaj krimit. Ministri u ndal dhe në përmirësimin e komunikimit mes policisë dhe qytetarëve. Në pikën kufitare të Rinasit policia duhet të përmirsojë menjëherë komunikimin me shtetasit shqiptarë dhe të huaj që përdorin këtë pikë kufitare.
(ar/shqiptarja.com)