Tiranë – Elbasan, rruga hapet
në pranverën e 2013 –ës

Tiranë – Elbasan, rruga hapet<br />në pranverën e 2013 –ës
TIRANË - Makinat e para në autostradën Tiranë-Elbasan pritet të kalojnë në pranverën e vitit të ardhshëm. Deklarata u bë nga ministri i Transporteve, Sokol Olldashi dje, gjatë nënshkrimit të kontratës për fillimin e punimeve në segmentin Sauk-Tuneli i Kërrabës. Punimet në këtë segment me gjatësi 27 kilometra pritet të fillojnë më datë 15 shkurt. Punimet në tunelin e Kërrabës ndërkohë kanë arritur në gjysmën e tyre. Parashikimi i Olldashit bazohet sidomos në ecurinë e punimeve në tunel, pasi përbën pjesën më delikate.Politika na ka mësuar këto 20 vjet që të shohim pak përtej në raste premtimesh të tilla dhe si për dreq, mendja të shkon për keq. Pikërisht, në fillim verën e 2013 janë zgjedhjet e përgjithshme, qeveria nuk do të ngurronte ta përdorte atë për kapital politik. E njëjta gjë ndodhi edhe me tunelin e Kalimashit, madje përshpejtimi i hapjes së tij i kushtoi buxhetit edhe disa milionë euro të tjera. Çuditërisht, punimet në projektet e mëdha mbarojnë fiks një apo dy muaj para zgjedhjeve.

(aq/respublica/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Kabineti i ri qeveritar, jeni dakord me ndryshimet e bëra nga Rama?



×

Lajmi i fundit

Xhudistja nga Kosova, Laura Fazliu fiton medaljen e bronztë olimpike në Paris 2024

Xhudistja nga Kosova, Laura Fazliu fiton medaljen e bronztë olimpike në Paris 2024