TIRANË-Një 21-vjeçar është arrestuar, pasi ka nxjerrë në rrugë për të lypur bashkëjetuesen dhe foshnjën 8-muajshe.
 
Sipas policisë, Embra Nuredini 21 vjeç është arrestuar, pasi është konstatuar në bulevardin "Bajram Curri" duke lypur së bashku me bashkëjetuesen e tij dhe një foshnjë 8-muajshe.
 
Nuredini është arrestuar nga blutë e kryeqytetit dhe akuzohet për keqtrajtim të të miturit.
 
Materialet u referuan në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë.


dy.b/shqiptarja.com