Tiranë, përfshihet nga flakët një banesë,
shkak pakujdesia me pajisjet e gazit
 
TIRANË – Një banesë private është përfshirë nga flakët pranë “Shkollës së Bashkuar” në kryeqytet. Mësohet se 3 zjarrfikëse kanë marrë mbërritur në vendngjarje për të shuar zjarrin.
 
Nga të dhënat paraprake mësohet se nga zjarri nuk ka njerëz të lënduar, por ka dëme të konsiderueshme materiale.  
 
Mësohet se zjarri është shkaktuar nga pakujdesia e banorëve të kësaj shtëpie me pajisjet e gazit.
 
Në zonën ku ka rënë zjarri është ndërprerë energjia për disa minuta, por më pas është rikthyer sërish.
 

Redaksia Online
(a.h/shqiptarja.com)