TIRANE-Aleanca e Partive Konservatore dhe Reformiste Evropiane ka zgjedhur pikërisht Shqipërinë për të mbajtur eventin e njohur si Samiti i Lirisë.

Aktiviteti vjen në 100- vjetorin e Revolucionit Bolshevik dhe Shqipëria është përzgjedhur pikërisht si një nga vendet që ka vuajtur më tepër nga pasojat e diktaturës dhe ideologjisë komuniste.

Daniel Hannan, sekretari i përgjithshëm i Aleancave të Partive Konservatore, si dhe një nga politikanët më të rëndësishëm në Britani, si dhe me i përkrahuri për idetë e tij nga republikanët amerikanë ka qenë një nga folësit kryesor të këtij paneli.

Gjithashtu Hannan është një prej personaliteteve politikë dhe një nga zërat më të fortë që kanë mbështetur procesin e Brexit.

Redaksia Online
D.M/Shqiptarja.com