TIRANË - Policia e arreston për armë pa leje, ndërsa gjykata e liron. Ndërsa janë propozuar ndryshime në Kodin Penal për dënimet e personave që mbajnë armë pa leje dhe atyre me lëndë eksplozive, gjykatësi Ilir Çeliku, ka vendosur që të lejë të lirë Sali Hoxhën, 23 vjeç, të arrestuar më 25 mars 2014, nga patrullat “Shqiponja”, të Policisë së Tiranës.
 
23-vjeçar u arrestuar me armë pa leje është ndaluar nga një postobllok policie, ku është kapur me një pistoletë, e cila pas ekzaminimit rezultoi armë manovre. Por nuk janë ndaluar me kaq efektivët e “Shqiponjave” dhe i kanë kryer kontroll në banesë Hoxhës.
 
Gjatë kontrollit në shtëpinë e tij është gjetur edhe një armë automatike tip Kallashnikov që ka mjaftuar për ta arrestuar dhe siguruar në ambientet e izolimit me akuzën e armëmbajtjes pa leje.  
 
Redaksia online
(ac/shqiptarja.com)