TIRANE - I hidhte ilaç në pije e më pas i grabiste. Kjo ishte skema që përdorte shtetasi Florenc Burri 31-vjec i cili ra në prangat e policisë për vjedhje e mashtrim.
Vjedhjet ndaj qytetarëve vazhdojnë të mbeten ende një sfidë për policinë e kryeqytetit. Pas një hetimi disa javor është bërë i mundur zbulimi i një mekanizmi të ri vjedhjeje në Tiranë, ku janë angazhuar 3 prej komisariateve.
Seksioni i vjedhjeve bën me dije se ka arrestuar shtetasin Florenc Burri 31-vjec, i njohur për kontigjentin e policisë për vepra të ndryshme penale.
Arrestimi i Burrit është bërë pasi ky i fundit me anë të hedhjes së ilacit për gjumë në pije arrinte të mashtronte qytetarët duke i vjedhur më pas.
Sipas policisë Burri herë pas here hiqej si taksit, si klient nëpër taksi dhe si person që këkonte ndihmë nga qytetarët duke i qirasur me pije freskuese të kontaminuara.
Ndërkaq kjo skemë krimi e aplikuar nga Florenc burri sipas grupit hetimorë dyshohet të jetë përdorur prej një periudhe të shkurtër dhe ende po punohet për të zbardhur bashkëpuntorët e tij, pasi dyshohet se në këto vjedhje ai ndihmohej dhe nga të tjerë.
(ad.ti/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com