TIRANE-Policia e Tiranës ka arrestuar 3 ‘pijanecë’ dhe ka shpallur në kërkim 3 të tjerë pasi mëngjesin e sotëm në dalje të një lokali në rrugën “Robert Zhvarc” janë konfliktuar me patrullën e policisë.
Blutë kanë mbërritur pranë lokalit në orën 03:24 pasi në numrin e emergjencave 112 janë njoftuar për prishje të rendit dhe qetësisë.
Në gjendje të dehur në brendësi të lokalit dhe gjatë daljes kanë goditur me sende të forta në kokë punonjësin e policisë E.V.
Efektivi i policisë u dërgua menjëherë në ambientet e spitalit për mjekim.
Blutë informojnë se punonjësit e policisë kanë ndërhyrë dhe kanë bërë të mundur shoqërimin në ambientet e Komisariatit të Policisë Nr 2 të: E. S., 40 vjeç, A. K., 27 vjeç dhe A. K. 45 vjeç, kurse personat e tjerë janë larguar me automjetin tip "Mercedes Benz".
Po punohet për kapjen e personave të tjerë të përfshirë në këtë konflikt. Po kryhen veprimet proceduriale.
Redaksia Online
B.B/Shqiptarja.com
/Shqiptarja.com