Policia e Tiranës ka arrestuar një drejtues mjeti pasi tentoi të korruptonte një efektiv të policisë rrugore për të mos e gjobitur. Në pranga ka rënë 34-vjeçari Eno Mandro dhe rezultoi se nuk i kishte të gjitha dokumentet e makinës me të cilën udhëtonte me targa AA 007 KC. Kur polici i rrugores po shkruante gjobën, 34-vjeçari tentoi t’i jepte 2 mijë Lekë efektivit. Drejtuesi u arrestua me akuzën e korrupsionit ndaj punonjësit të policisë rrugore.