TIRANE - Profesionin e tij si taksist e ka shfrytëzuar edhe për të shpërndarë drogë në zonën e ish-Bllokut.
42-vjeçari Paulin Deda është vënë në pranga gjatë ditës së sotme nga policia e kryeqytetit, nën akuzën e shpërndarjes së drogës.
Burime të policisë së Tiranës kanë bërë të ditur se 42-vjeçari u prangos në kushtet e flagrancës, pasi në automjetin taksi të drejtuar prej tij iu gjet dhe iu sekuestrua edhe një sasi droge.
Dyshohet se duke shfrytëzuar profesionin e tij si taksist shtetasi Paulin Deda bënte edhe shpërndarje të kokainës në zonën e ish-Bllokut, një zonë kjo mjaft e populluar në kryeqytet.
Ndërkaq pas arrestimit në flagrancë të 42-vjeçarit dhe marrjes në pyetje të tij, policia vijon hetimet për të zbuluar personat e tjerë të përfshirë në sigurimin dhe shpërndarjen e kokainës në Tiranë.
(jd/Gre.M/Shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com