TIRANE- Për katër persona në kryeqytet ka nisur procedimi penal pasi janë kapur në flagrancë me lidhje të paligjshme të energjisë elektrike. Drejtoria Rajonale e Tiranës e CEZ Shpërndarje në bashkëpunim me forcat e rendit të Komisariatit numër 1 ka përgatitur dokumentacionin për shkeljet e konstatuara ne terren me energjinë.
 
Abonentët të cilët janë paditur për vjedhje të energjisë elektrike janë Mariglen Xhabrahimi, pronar I një shtëpie 3- katërshe; Bilbil Allushi, pronar i një shtëpie 2- katërshe; Irakla Allushi, pronar i një shtëpie 2- katërshe; dhe Dalip Hastoci, pronar i një kantieri ndertimi.
 
Për tre shtetasit e parë u konstatua ndërhyrje e paligjshme në kabinën Stalla 2 në Sauk, ndërsa për Hastocin u konstatua ndërhyrje e paligjshme në kabinën Mjull në Bathore.
 
Ndërkaq, dokumentacioni iu referua Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë,
 
Redaksia Online
(e.s/shqiptarja.com)