Tiranë, procesi i legalizimit të
apartamenteve nis në fillim të prillit

Tiranë, procesi i legalizimit të <br />apartamenteve nis në fillim të prillit
TIRANE- Procesi i legalizimit të apartamenteve apo shtesave pa leje pritet të nisë pas datës 5 Prill. Akti normativ i qeverisë, i miratuar nga Kuvendi dhe i dekretuar nga kreu i shtetit, është botuar në Fletoren Zyrtare dhe do të vihet në zbatim që në javën e parë të muajit Prill.

Pas hyrjes në fuqi të këtij akti normativ, Këshillat e Qarqeve do të nisin procesin e verifikimit të kushteve teknike të ndërtimeve që do të legalizohen dhe më pas të zyrtarizojnë me votë edhe legalizimin e listës së hartuar.

Nga akti normativ i qeverisë për pajisjen me leje përdorimi, për apartamentet e ndërtuara në shkelje të kushteve të lejes së ndërtimit, pritet që në mbarë vendin të legalizohen më shumë se 70 mijë apartamente apo shtesa pallatesh të ndërtuara pa leje.

Pjesa më e madhe e përfituesve pritet që të jetë në kryeqytet, ku numërohen rreth 50 mijë përfitues. Pas legalizimit, qytetarët do të mund t’i hipotekojnë apartamentet e tyre pa detyrime financiare, informon atsh

(sg/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:
    25 Nëntor, 08:30

    Takimet jashtë, mendoni se diaspora do marrë pjesë masivisht në votime?



×

Lajmi i fundit

Flamur Noka e kërcënon se “do ta paguajë”, Sokol Bizhga përballë tij e merr me buzëqeshje! Momenti i akuzave dhe reagimi

Flamur Noka e kërcënon se “do ta paguajë”, Sokol Bizhga përballë tij e merr me buzëqeshje! Momenti i akuzave dhe reagimi